Ditën e sotme Suzana Mernica është plagosur me armë zjarri në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërminasit”. Sipas hetimeve dyshohet se autorë janë babë dhe bir A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas, të cilët janë shpallur në kërkim.
Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.