-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama-komentuesit: E ke dëgjuar ti BE-në për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy m’Sy i është përgjigjur komentuesve në rrjetin e tij social. Komentuesi i shkruan Ramës: Si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë e pa drita? E gjigant Ramso, edhe Nastradini do të të kishte zili

Rama i përgjigjet me batuta duke i thënë që “E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027?

“Ty Elton, jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh, por mua sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. Kështu që nuk po të them se çfarë mendoj për komentin tënd për hyrjen e Shqipërisë në BE, por po të pyes ty: po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini, meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE-në kur thotë duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027? Apo edhe kjo të bën për të qeshur ty, meqë sipas teje nuk kemi drita?”, thotë Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit