Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në zonën e Agia Varvarës, afër Karystos në Greqi, konkretisht në km 4 të rrugës kryesore që të çon në Lepoura.
Një makinë e drejtuar nga një shqiptar 35 vjeç është përplasur kokë më kokë me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt që drejtohej nga një 75-vjeçar grek.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një pasagjer 42-vjeçar dhe kanë mbetur të plagosur rëndë katër të tjerë. Të plagosurit janë drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33, 34 dhe 33 vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të liruar fatkeqin dhe të plagosurin. Komisariati përkatës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.