-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy muaj në qeli, Veliaj reagon: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në rrjetin e tij social pasi sot bëhen dy muaj nga arrestimi i tij. Veliaj shprehet se sot mbushen dy muaj që është larg familjes, djalit, gruas dhe nënës së tij.

Ai falenderon të gjithë ata që ia kanë qëndruar pranë tij dhe familjes. Veliaj gjithashtu thotë se ia janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!

Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!

Nuk do t’ua harroj kurrë!

Bekime dhe mall për ju të gjithë.

EV

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit