-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Shqipëria ka paga njësoj ose më të mira se Greqia

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të sektorit të turizmit në Durrës. Rama tha se pagat e punonjësve janë rritur ndjeshëm në sektorin e turizmit.

Gjithashtu theksoi se Shqipëria ka paga njësoj ose më të mira se sa Greqia, në një nivel të caktuar të hotelerisë.

“Pagat janë rritur në mënyrë të ndjeshme në sektorin e turizmit. Tani të gjithë e kanë kuptuar se krahu i lirë i punës nuk mund të jetë një avantazh konkurruese. Ne kemi paga njësoj ose më të mira se sa në Greqi në një nivel të caktuar të hotelerisë tonë.

Kemi një volum projektesh në vazhdim që janë vërtet një gjeneratë tjetër e turizmit, e arkitekturës e të kuptuarit të cilësisë dhe gjeneratë tjetër e volumit financiar.

Besoj që edhe volumi i investimeve të qeverisë dhe të bashkive është rritur ai asnjëherë më përpara në funksion të turizmit dhe do vazhdojë të rritet.

Sipas Organizaëts Botërore të Rurizmit ne jemi vendi me rritje më të lartë në Europë, gjithmonë rritje në raport me vetveten dhe në pesçen e parë në botë për rritje të vazhdueshme çdo vit në këtë sektor. Këto janë të dhëna që gjenden fare lehtë në klasifikimin e Organizatës Botërore të Turizmit.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit