-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç fajëson Kurtin

Kryesoret

Protestat e studentëve në Serbi kanë shkaktuar një reagim të fortë nga presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili i cilësoi kërkesat e studentëve si të përmbushura prej kohësh.

Gjatë një intervistë për Newsmax Balkans, Vuçiç tha se kërkesat e studentëve për të cilat ata janë mobilizuar nëpër qytetet e vendit janë plotësuar dhe se pjesëmarrja e studentëve në protestat ndërkombëtare, si ajo në Strasburg, është një “performancë për publikun e gjerë”.

“Numri i kërkesave është rritur, dhe kërkesën e gjashtë e ka ngritur personalisht Albin Kurti,” u shpreh Vuçiç, duke e lidhur këtë me aktivitetet dhe deklaratat e tij politike.

Përveç kësaj, presidenti i Serbisë mori një qëndrim të ashpër ndaj Kurtit dhe disa personaliteteve të tjerë, duke i quajtur ato si “pa arsye” të sulmuara dhe shprehu mosmiratimin e tij ndaj përpjekjeve për të përdorur situatën për përfitime politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit