13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Burreci 2 metra i gjatë mbylli Tik Tokun nga frika

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi Ramën si një buburrec dy metra. Berisha tha se ai ka mbyllur TikTokun pasi ka frikë nga rinia dhe teknologjia. Ai iu drejtua qytetarëve se deputetët e tyre nuk krahasohen me Lubinë, Damianin dhe të tjerët socialistë

“Shqipëria do të jetë madhështore kur ta shndërrojmë në epiqendër të teknologjive më të larta. A mund ta bëjë këtë një njeri që mbyll Tik Tokun, ky burrec dy metra i gjatë ka frikë nga rinia, teknologjia. 11 Maji është fundi i tij. Epërsia, jona, e jonë janë të pakrashuesme me krahun tjetër. Ata janë peng të shpirtrave të tyre.

Ju lutem krahasoni pak këta deputetë me Lubinë, Damianin, Bushkat, e me radhë, a kanë ta krahasuar? Nuk kanë asnjë krahasim. Po të ndalemi diku tjetër, a nuk menduan se na zhdukën nga faqja e dheut dhe ja ku jemi sot të fortë, më të fortë se kurrë, sepse ne jemi njerëz të besimit të vlerave, liria, familja, tek Shqipëria, tek Zoti.

30 ditë kanë mbetur, le të harrojmë lodhjen, le të mënjanë gjumin, dëfrimin, të gjithë në fushatë nga mëngjesi në darkë. Kjo është rruga drejt fitores duke trokitur në cdo zemër dhe mendje duke takuar cdo të njohur dhe të panjohur.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit