Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh se Edi Rama është mundur që të përçajë opozitën, por sot ata janë më të fortë. Berisha tha se Rama ka vjedhur në 12 vite qeverisje. Ai theksoi se Shqipërinë në NATO, KiE e ka anëtarësuar Partia Demokratike.
Gjithashtu Berisha nënvizoi se sot sipas tij është politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë.
“Edi Rama për 12 vite nuk u tregon shqiptarëve një vepër sepse ka vjedhur, vetëm ka vjedhur. Lufta e tij me PD-në, trashëgiminë e saj, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës, cfarë do që të thotë dhe të bëjë. Kjo parti është partia e pluralizimit politik.
Cfarëdo që të thotë dhe të bëjë është partia që anëtarësoi Shqipërinë në KiE, NATO, që nxori Shqipërinë nga errësira, që çau malet, bashkoi kombin me rrugën e Kombit. Kjo parti liberalizoi vizat. Kjo është partia e partive të mëdha, e TAP-it. Kjo parti ka paraqitur para shqiptarëve një program, Shqipëria do të jetë madhështore.
Edi Rama me propagandën e tij përpiqet nga mëngjesi në darkë, i qanë hallin kalorësit se i varen këmbët, i qanë hallin Sali Berishës për vitet e tij, tani do i them, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio.
Janë vite bio, vettingun që i bëre me lakejtë e tu treguan se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin me atë vetting nderë më bërë, u tregon shqiptarëve ku qëndron forca e pakthyeshme e Sali Berishës.
Miq përsa i takon moshës ai (Rama) ngjen jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit, ndaj edhe edhe ti nuk e di se ti vjedh gjithë ditën, por fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar kombin e tij.”, tha Berisha.