Sot hapet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Partitë kanë 30 ditë kohë për të bindur qytetarët për t’i votuar. Risia është vota e diasporës.
Partia Demokratike do ta nisë fushatën në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza. Risia e Berishës do të jetë këshilltari i Trump, Chris LaCivita.
Berisha tha dje se do të ketë edhe surpriza të tjera. Nesër ora 17:00 PD do të shpalosë të plotë programin elektoral në Pallatin e Kongreseve.
Kurse Partia Socialiste do të zhvillojë takime me gratë në 12 qarqet e vendit. Kryeministri Rama po tenton mandatin e katërt radhazi si askush tjetër më parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri.