Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në rrjetin e tij social ka postuar një video ku shprehet se Belinda Balluku po bën krim elektoral.
Bardhi thotë se Balluku po i detyron njerëzit që të marrin pjesë në miting dhe u ka premtuar vende pune në këmbim të votës.
“Të detyrosh punonjësit e administratës që të marrin pjesë në miting është krim elektoral!
T’u premtosh njerëzve vende pune në këmbim të votës, është krim elektoral!
Shikoni kameran e fshehtë që emisioni “Piranjat” ka realizuar sot me autobuzat e sjellë nga qarku Fier për të mbushur sheshin bosh të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Janë dëshmi që SPAK-u nuk mund t’i injorojë!
Keqardhje për SPAK-un që nuk arrin të zbulojë as sa “Piranjat” nga krimet elektorale që po kryhen në qarkun e Fierit, në drejtimin e Belinda Ballukut!
Jo vetëm metodat e paligjshme në shkelje të ligjit elektoral nga Balluku por sidomos arroganca e saj në komunitet dhe me vetë socialistët, janë për nga lloji të ngjashme me çizme pushtuesish!
Fieri dhe administrata publike do të çlirohet nga kjo më 11 Maj!”, shkruan Bardhi.