Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që SPAK të hetojë kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi vjen pas denoncimit se ka bërë një tender për karikimin e makinave elektrike me vlerë miliona euro. Sipas tij, ky tender nuk është në dobi të asnjë qytetari sepse mungojnë në qytet makinat elektrike.
“Një zyrtar që nuk ka memorie për firmat e hedhura, ka shumë për të fshehur. Është rasti që SPAK-u t’i kthejë memorien kryetares së Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi për disa tendera “elektrizues”.
Nëse ajo s’mban mend pse tenderat e saj kushtojnë shumëfish dhe s’i shërbejnë qytetit, është mirë që SPAK të mos heshtë! Korrupsioni lulëzon atje ku drejtësia mungon” shprehet ai.