-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho denoncon skandalin me ujin e pijshëm: Mungesë e transparencës nga autoritetet

Kryesoret

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka publikaur në rrjetin e saj social një skandal në lidhje me ujin e pijshëm në zonën e Komunës së Parisit. Xhixho thotë se uji i pijshëm gjatë orëve të fundit ka ngjyrë dhe erë dhe ka krijuar panik tel banorët e zonës.

Ajo thekson se nga mungesë transparence nga autoritetet për këtë situatë. Gjithashtu bën thirrje që me 11 maj të votojnë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore që qeveria e mashtrimeve të ikë.

“Për më shumë se 24 orë, atyre nuk iu dha asnjë shpjegim për shkakun e ndotjes së ujit, duke krijuar alarm dhe panik, pa folur për pamundësinë për të përdorur ujin, qoftë edhe për pastrimin e shtëpisë.

Është e patolerueshme mungesa e transparencës nga autoritetet për një situatë të tillë.

Është ironike sesi kjo situatë ndodh pikërisht në ditën kur çel fushatën partia që 12 vite më parë u premtoi qytetarëve ujë 24 orë.

Ende sot ky premtim nuk është bërë realitet. Madje, më keq akoma. As me orar nuk garantohet ujë i pijshëm, por qytetarët tmerrohen sa hapin çezmat.”, shprehet Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit