Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë nesër një takim me shqiptarët në Brescia, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Takimi do të zhvillohet në orën 16:00 në Teatro Clerici, via San Zeno 168.
Ky është takimi i parë që Berisha pritet të mbajë pas nisjes së fushatës. Ndërkohë mbërmjen e sotme Berisha prezantoi edhe programin e Partisë Demokratike-Shqipëria Madhështore.