Tragjedia që ndodhi në Republikën Domenikane në mbrëmjen e 8 prillit po vjen e po thellohet pasi numri i viktimave po rritet. Nga shembja e çatisë së klubit në Santo Domingo kanë humbur jetën shumë personave dhe numri ka shkuar në 226. Të gjithë trupat u janë dorëzuar familjeve të viktimave.
Gjithashtu ka humbur jetën edhe ylli i muzikës merenge Ruby Preze i cili po performonte në skenë natën e ngjarjes së rëndë.
“Ka 221 vdekje në terren zero (vendi i tragjedisë) dhe katër nga spitalet,” tha Ministri i Shëndetësisë Publike Victor Atala në një konferencë për shtyp dje në mëngjes.
Ndërsa një grua nga Kosta Rika ndërroi jetë nga plagët e marra më vonë në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve në 226.