-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Durrës: Suel Çela dhe Vis Poja mos guxoni të kërcënoni qytetarët

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Durrës u bëri thirrje që mos kërcënojnë qytetarët për blerjen e votave. Berisha iu drejtua Suel Çelës dhe Vis Pojës që sipas tij janë ushtarë të Ramës që të mos i kërcënojnë qytetarët pasi do ta pësojnë.

“Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve.

Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë.

Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni. Shkoj në Lushnje dhe atje më del një Kidiona Zaka, kandidate e bandës.

Shkoj në Elbasan, Sara Mile, me porosi Edi Rama, Suelit, që puna jote do matet me votat që merr Sara.

Këtu përsëri Gjushi dhe Gjushi me fustan dhe Poja dhe këta çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit.

Unë u them të tre këtyre, unë u them të gjithëve, nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj.

Dhe u garantoj, dëgjoni ju banditë se dëshmitari i pari që dëshmojë kundër jush do jetë Gys Agasi, që tani u ndërsen.

Shtëpia do pastrohet. As Zoti nuk hyn pa e pastruar Shqipërinë. Shtëpia do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa u vjedhur ju”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit