Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali me qëllim ektradimin në Shqipëri. 26-vjeçari Kristjan Lulaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai një vit më parë në fshatin Malikolaj, Velipojë ka tentuar që të vrasë me armë zjarri Emiljano Palokën për motive të dobëta.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë Tirana dhe Interpol Roma do kryejnë procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit, në Shqipëri.