-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Vlorë: Kanë 12 vjet që derdhin ujërat e zeza në det

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës akuzoi Edi Ramën se po mundohet që të marrë ujin e fshatrave të Lumit të Vlorës dhe ta çojë në resortet e oligarkëve. Berisha tha se nga 12 vite ujërat e zeza derdhen në det pasi sipas tij nuk paguajnë energjinë elektrike.

“12 vite më parë ndërtuam impiantin e ujërave të xzeza, 12 vite i derdhin në det sepse nuk paguajnë energji elektrike, cdo pranverë e verë e mbulojnë Vlorën me helm sepse vjedhin para me landfillin e Vlorës.

Mafia e Edi Ramës shtriu tentakulat në Vlorë. PD është e vendosur në aleancën e vet, sikundër paratë e buxhetit. Shihni cfarë bëjnë janë 36 fshatra në lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë ua marrin ujin, paralajmëroj Edi Ramën hiq dorë në mënyrë absolute sdo marrës asnjë litër ujë. Do të dërgosh ujë në Dhërmi, derdhen në detmijëra metër kub ujë i ëmbël i cilësisë së parë. Merre me pompa, mbushi pompat dhe dërgoji.

Po si do ua marrësh ti 34 fshatrave ujin? A e kupton ti se uji është jeta e tyre. Pa ujë ata duhet të largohen. Merr fund kjo! Miqtë e mi, ky regjim është regjim i të keqes dhe ne do ndahemi me të më 11 maj!”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit