Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët e njësisë 15 në Tiarnë akuzoi kryeministrin Edi Rama se së bashku me Frida Krifcën kanë vjedhur fondet e BE për bujqësinë.
Berisha tha se sipas tij 130 milionë eurot e BE, Rama ua dha njerëzve për të ndërtuar vila dhe resorte turistike. Ai u shpreh se Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur dhe u ndërpreu fondin menjëherë.
“Sot një pjesë e administratës është shushunjë. BE tha për fermerët 130 mln euro. Cfarë bëri Edi Rama? Rama ua dha xhaçkave të tij, ja u dha njerëzve për të bërë vila dhe për të ndërtuar resorte turistike dhe biznese. Jua dha këtyre që vodhën 130 mln euro, djegësit të Tiranës.
Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoj studimi për të lëshuar mandat arresti.
Rama, njeriun përgjegjës për këtë që quhet ish ministrja Krifca, e mori direkt këshilltare, çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të. Si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë, ajo e ka vendin prapa hekurave”, tha Berisha.