-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama për opozitën: Qesharake kur thonë do ta bëjmë Peqinin dhe Pukën madhështore

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë dhe ironizoi opozitën. Rama tha se sipas tij slogani i Partisë Demokratike është qesharake. Ai theksoi se duhet që të jemi të bashkuar dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit në 2027.

“Po a mund të quhet kjo “normale”, një alternativë që nuk e ka turp të thotë se do ta bëjë Shqipërinë madhështore?

Si do ta bëjnë madhështore? Shqipërinë nuk kemi nevojë ta bëjmë “madhështore”, sepse kjo tingëllon shumë qesharake kur e themi. Ne, Shqipërinë, do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Evropian. Kaq.

Pastaj, gjëja më qesharake: shkojnë në Peqin dhe thonë “do ta bëjmë madhështor”, do ta bëjmë Pukën madhështore, Maliqin madhështor, Sharrën madhështore… Histori komplet qesharake.

Neve na duhet të jemi të bashkuar, të shohim drejt dhe të mbyllim negociatat e anëtarësimit”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit