Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka postuar një video në rrjetin e tij social dhe akuzon Gent Myrton. Këlliçi akuzon kandidatin e Partisë Socialiste për përfshirë në një grup të struktuaruar kriminal dhe e cilëson atë si një hajtut tokash.
Ai thotë se Myrton bën blerje votash dhe indimiton qytetarët. Gjithashtu Këlliçi thotë se Myrto dhe anëtarët e tjerë të bandës Arjan Poplin, Besmir Kolën dhe Xhavit Çekën do të përballen me një badi tjetër në SPAK.
“Paralajmërimi i fundit për ushtarin e Grupit të Strukturuar Kriminal të Vaqarrit, Gent Myrton.
Ti bandit elektoral dhe hajdut i tokave të Vaqarrit e jo vetëm, mos guxo të prekësh votën e asnjë qytetari, pasi të garantoj se për çdo votues që do kërcënosh, do përballesh me një padi të re kundër teje dhe anëtarëve të tjerë të bandës tuaj, Arjan Poplin, Besmir Kolën dhe Xhavit Çekën.
Lerini qytetarët të votojnë të lirë dhe për programin që duan.
Të hënën do të jeni të gjithë në SPAK, një nga një!
Njëlloj si 5D, edhe historia juaj dihet si do përfundojë!”, shkruan Këlliçi në facebook.