-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Kur më thanë që ishte e divorcuar, thash ajo fiton

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat në Dibër. Rama u ndal edhe tek kryetarja e bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri. Kryeministri u shpreh se kryetarja e bashkisë ka fituar falë votave të grave pasi në fillim ai kishte dëgjuar se ishte divorcuar nga burri.

“Jam krenar se kemi arritur kaq shumë në këto vite. Kur e nisëm ishin 15% gra e vajza, sot janë 40% dhe ta bëjmë të mos ndalet e të ketë sikur 1 më shumë nga gratë e vajzat, sesa nga burrat. E nuk duhet të ndalemi pa e bërë numrin magjik 50 mijë e 1 vajza e gra socialiste.

Kam dy shembuj këtu përpara, kryetaren e bashkisë Bulqizë dhe Klos. S’e keni idenë se çfarë halli ishte me gjet kandidat në Klos në Bulqizë, ku kishte një grusht burrash që thoshin o ne, o ikëm me armikun. Këtë i thoshin edhe armikut. Laj thaj 7 ishin. Një tjetër në atë kohë më thotë, si i bëhet kësaj pune, të njëjtët burra, këta 7 burra të tërë, që i binin të fortëve. Po sikur t’i biem nga krahu tjetër i them?

Është tha Festa (Festime Mjeshtri, Bulqizë) po sikur s’na e duan disa sepse jo është ndarë nga burri e jo tjetër. Është ndarë nga burri i them? Po ajo duhet, atë bjere se ajo fiton! Dhe ja ku është sot, kryetare bashkie, fitoi me gra e vajza. Ndaj duhet ajo historia e Dine Hoxhës që tregova.

Ja ku është edhe Valbona (Valbona Kola, Klos). Por e rëndësishme është se jo thjesht janë zgjedhur dy gra, por Bulqiza dhe Klosi në krahasim me kto dy gra, nuk njihet sot me atë që ishte dikur kur e nisëm.

Kemi rritur përqindjen e anëtarëve këshilltare të bashkive me 50% të grave dhe vajzave në zgjedhjet e vitit 2023”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit