-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i bllokuar/ Kurti dredhon pyetjen: Seanca është nesër a po?

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është shmangur nga përgjigja kur është pyetur nëse i ka numrat për seancën e verifikimit të mandateve. I pyetur nga gazetarët, Kurti u përgjigj shkurt: “Ajo është nesër a po?”, duke shmangur më tej komentet.

Këtë deklaratë ai i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të enjten ka dështuar për të dytën herë të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pa e hedhur në votim raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, pasi ka thënë se në takimin që e ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike ka parë që qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit