-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Kamëz: Brenda 100 ditëve të para, pensionistët do të marrim jo më pak se 200 euro

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarët në Kamëz ku prezantoi edhe kandidatët për deputet. Berisha se brenda 100 ditëve të para nuk do të ketë pensionsit që nuk do të marrë 200 euro. Ai theksoi se do të rriten pagat e mëuesve dhe pensionsitëve. Gjithahshtu premtoi se do tu kthejë paratë qytetarëve.

“Ndaj zotohem para jush se 100 ditët e para nuk do ketë pensionist në Shqipëri që nuk do marrë 200 euro.

Dhe më lejoni pak t’i them atij burracakut 2 metra që fshihet dhe nuk del dot, pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur, nuk del dot të ballafaqohet para jush në televizion apo në skenë. Jo.

Çfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro, biem në humnerë. Kurse dje deklaronte se do ta bëjmë në vitin 2030. Ka deklaratë më të papërgjegjshme, më cinike?

Ju lutem vetëm një moment. Në vitin 2005 ne premtuam dyfishimin e rrogave dhe u them një gjë, ai ka qenë premtimi më i vështirë i jetës sime sepse nuk di një administratë tjetër që të ketë premtuar dyfishim rrogash në atë kohë, por e mbajtëm.

I them cilido shqiptar, gjej një mësues, një infermiere, një mjek, një punonjës që të thotë se rroga e tij nuk u mbidyfishua gjatë viteve 2006-2013. Pa përjashtim të gjithë.

Deklaruam se do dyfishojmë pensionet e ulëta. Pensioni ishte 36 euro, çdo pension i ulët u bë 83 euro. Deklaruam se do rrisim pensionet e mesme dhe të larta. Çdo pension i mesëm u rrit 60 përqind. Çdo pension i lartë u rrit 40 përqind.

Si ndodhi? Si u bë kjo? Fare e thjeshtë. Paratë ua kthyem shqiptarëve.

Si do i rrisim tani? Përsëri me të njëjtin mekanizëm, paratë do ua kthejmë ju.

Si do i rrisim pensionet dhe rrogat, që nuk do ketë rrogë nën 500 euro, rroga mesatare do jetë 1200 euro, rroga e mësuesit do bëhet 1500 euro, si do i rrisim? Do u kthejmë paratë që marrim prej jush do i kthejmë tek ju” , tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit