Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarët në Kamëz ku preznatoi edhe kandidatët për deputet. Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama që të ballafaqohen me njëri-tjetrin. Ai premtoi se me qeverisjen e tyre do të dyfishojnë rrogat dhe pensionet.
“Më lejoni ti them atij burracakut dy metra që fshihet dhe nuk del dot. Pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur nuk del të ballafaqohet në tv apo në skenë. Cfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro biem në humnerë, ndërsa tani thonë se do ta bëjmë në 2030. Po ka më deklaratë me cinike se kjo?
Në 2005 ne premtuam dy fishimin e rrogave. Me thënë të drejtën ai që ka premtimi më i vështirë i jetës time. Por e mbajtëm. I them cilido shqiptar, gjej një mësues, një infermier dhe një mjek të thotë që rroga e tij nuk u dyfishua gjatë viteve 2006-2013”, tha Berisha.