Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët në Kashar u shpreh se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të bëhet nga Partia Socialiste. Rama theksoi se Shqipërisë i duhet integrimi në Bashkimin Evropian edhe për mbrojtje.
“Në një kohë kur bota po ndryshon ku rreziqet po shtohen ku lufta është kaq e pranishme dhe nuk është një film bardhezi, është shumë e rëndësishme që të jemi sa më të fortë…duhet të jemi trim i mirë me shokë shumë dhe në rastin e BE, mundësia, fati dhe zgjedhja jonë është të jemi me vende shumë të zhvilluara dhe shumë të forta edhe për mbrojtjen tonë nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen.”, tha Rama.









