-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza në Kuvend/ E treta e vërteta në Kosovë?

Kryesoret

Këtë të shtunë në mesditë, në orën 12:00, do të mbahet përpjekja e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Një ditë përpara kësaj seance, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë nëse partia e tij ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për miratimin e raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Seanca e fundit përfundoi pa ndonjë rezultat, pasi mungoi një marrëveshje mes partive gjatë konsultimeve të thirrura nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari. Ky i fundit nuk e vuri fare në votim raportin, veprim që nga opozita u cilësua si shkelje e procedurave parlamentare. Partia fituese Vetëvendosje dhe subjektet e tjera shqiptare po akuzojnë njëra-tjetrën për pengesat që po i bëhen procesit të konstituimit të Kuvendit.

Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese me 48 ulëse, ka ende nevojë për të paktën edhe 13 vota për të arritur të formojë qeverinë. Ka pasur zëra për një marrëveshje të mundshme me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, që ka tre deputetë, por deri më tani, asnjëra palë nuk e ka konfirmuar publikisht një bashkëpunim të tillë. Kurti thuhet se po kërkon mbështetje edhe nga deputetët e komuniteteve joserbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit