-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: 11 maj, takimi i shqiptarëve me historinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim e gratë dhe vajzat në Korçë dhe u ndal tek zgjedhjet e 11 majit. Rama u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë historike pasi Shqipëria do të futet në Bashkimin Evropian.

“11 maji nuk është takim elektoral mes partish. Është takimi i shqiptarëve me historinë. Kam parë çka ndodhur në mars 92 këtu. Kanë votuar masivisht PD. Nuk e kam pyetur Nikon, por ka votuar PD-në. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që nuk kanë qenë me PD si simpatizantë, në 22 mars vajtën dhe votuan PD-në sepse ishte koha e duhur dhe momenti historik për të bërë një zgjedhje që i vinte kapakun një historie të shkuar. Aq e vërtetë sa 6 muaj më prapa në zgjedhjet vendore shumica votuan kundër PD-së.

Në 11 maj zgjedhja shumë e ngjashme. Mes interesit të një popullit të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm. Të mirës së përbashkët së një populli dhe një familje të vetme. Mes Shqipërisë në Europë apo me bufin e Kënetës në gropë. Kjo zgjedhje është e qartë se pse. Sot qysh nga rënia e komunizmit nuk mjaftohet të thotë një ditë do jenë pjesë e jona, por ka hapur derën të bëhemi pjesë në 2027. Kemi afat.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit