-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Elbasan: Abuzuan me fondet e BE, Rama e bëri ministren këshilltare të tij

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në njësinë administrative Gjergjan të Elbasanit. Berisha gjatë fjalës së tij kritikoi qeverinë e Ramës në ekonominë bujqësore.

Ai u ndal tek fondet e BE për bujqësinë dhe tha se paratë që i takonin fermerëve u vodhën nga qeveria. Berisha u shpreh që Rama nuk e dërgoi ministren atje ku e kishte vendin por e mori këshilltare kryesore në kryeministri.

“Paratë jau morën dhe kur BE e diktojë këtë, i ndërpreu fondet dhe Rama në vend të çonte ministren e tij ku e meritonte, e mori këshilltare kryesore në kryeministri, sepse abuzimin e kishte të përbashkët dhe ajo s’kishte bërë gjë tjetër veçse kishte zbatuar urdhrat e tij.

Ne jemi të vendosur ta transformojë dhe ta ndryshojmë me shpejtësi këtë situatë. Në kemi vendosur në programin tonë të 54 fishojmë subvencionin dhe të kapim vendet që kemi përreth Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Ndaj dhe fondi do të shkojë në 230 milionë euro subvencione. Do të subvencionojmë çdo kokë bagëti, çdo njësi prodhimi”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit