Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me fermerët në Elbasan ka akuzuar zv.kryeministren Belinda Ballukun se shpenzon 10 mijë euro në muaj për të larë makinën e saj.
Berisha tha se këto shpenzime për të larë makinën nuk i bëjnë as njerëzit më të pasur në botë.
“Nuk do ketë më ministër që të shpenzoj 10 mije euro në muaj për lavazh të makinës, ajo Lubija. Nuk ka sot as miliarder që të shpenzoj 10 mije euro për lavazh të makinës, kurrë! Kurse ajo patjetër, se partë janë të tyret, s’janë të qytetarëve”, tha ai.
Berisha shtoi se “Nuk do ketë më ministër që të shpenzoj 10 mije euro në muaj për lavazh të makinës, ajo Lubija. Nuk ka sot as miliarder që të shpenzoj 10 mije euro për lavazh të makinës, kurrë! Kurse ajo patjetër, se partë janë të tyret, s’janë të qytetarëve.
Apo të blejnë kopshtin e Edenit 5 milion euro. As Perndori i Japonisë nuk e ka, kam qenë në atë pallat, s’ka as Shtëpia e Bardhë.
Nuk hapë shishja 33 mijë euro, kurrë. Dhe një kryeministër nuk mund ta ketë kurrë, edhe dhuratë t’ja sjellin, nuk mund ta marrë. Këta s’kanë kod e etikë, kanë vetëm një moral, të vjedhin, të vjedhin…”









