Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim të posaçëm për çështjen e sigurisë ushqimore pas skandaleve të fundit.
“Shqipëria sigurisht ka sigurinë kombëtare, por ama e ka të garantuar me NATO-n dhe askush nuk mund ta sulmojë Shqipërinë pa u përballur me NATO-n.
Shqipëria ka sigurinë juridike, e kanë zhdukur për sa kohë që qytetari pret 15 vite për një proces gjyqësor, nuk ka më siguri juridike dhe nuk funksionon dot si shtet ligjor.
Shqipëria, të lidhur direkt me shëndetin e njerëzve, ka sigurinë ushqimore, ka sigurinë e medikamenteve dhe këto që kur kontrolli është në kthetrat e mafies, urdhëro, laboratorit shtetëror, ministri ia merr kompetencat dhe ia jep një laboratori privat në shembullin e atyre PPP-ve të shëndetësisë për të ndarë paratë me të.
Shqipëria ka specialistë shumë të mirë, por ata janë të skajuar dhe e vërteta është që gjithçka përcaktohet nga mafia. Ne themi se po ecim drejt BE. Asnjë standard të BE nuk plotësojmë ne.
Dihet se ushqimet nga burim shëndeti mund të bëhen shkaqe sëmundjesh ndër më të rrezikshmet. Asnjë serioz nuk është më. Këtu futen inpute, futen substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme me ligj si kancoregjene dhe të rrezikshme.
Mjaftojnë të paguajnë këtu dhe aty dhe ryshfeti tani nuk ndalet më tek drejtori. Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim.
E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë.
Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë. Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh.
Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe dha do jap dorëheqjen. Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi.
Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt. Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore” tha ai.