Gazment Bardhi gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit nuk ka ndalur akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut.
Sipas tij, Balluku ka sjellë në Fier shokët e saj të korruptuar në mënyrë që të shpëtojnë nga burgu.
Kemi përball ekipin personal të Belinda Ballukut, që fren çdo socialist të ndershëm dhe jo më qytetarët e këtij qark. Kemi fiks, shokët e Belindës, Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj, që nuk i ka sjellë më vetë në Fier për të përfaqësuar qytetaret, por për t’i dhënë imunitet Parlamentar me shpresën se do t’i mbroj nga burg.
Bizneset e Fierit e mbajnë mend ish-drejtorin e Trimeve të korruptuarin Ceno Klosi si njeriu që vendoste gjoba korruptive vetëm e vetëm që t’i nxiten jetën biznesin të ndershëm dhe t’i çonte ato drejt falimentit.
Qytetarët e Patosit bëjnë barsoleta me premtimet boshe të shoqe Antoneta, që në dy mandate do kujtohet vetëm për servilizmin ndaj Belindës, me të famshëm Bela Mafia ndërkohë që nuk nxiti kurrë zërin se Patosi po shuhet nga varfëria.”, tha Bardhi.