-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Shpatën e kishte bufi në zyrë, ne ia dorëzuam drejtësisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët në Skrapar vlerësoi kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin. Rama tha se Partia Socialiste arriti që ti dorëzoj shpatën e drejtësisë Altin Duamanit.

“Është shumë e rëndësishme që të thajmë kënetën më 11 maj, është bërë pengesë e vazhdueshme e këtij vendi. Bufi i kënetës përbetohet se me votën e shqiptarëve do ta përmbysë reformën në drejtësi do ta shkrijë SPAK dhe ta rikthejë historinë aty ku ishte. Do të shkruhet si histori e përbashkimit përfundimtar me Evropën, thonë ça kërkojnë këta, kanë gjysmën në burg, duke përdorur këtë lloj propaganda populli do të harrojë se kush e donte dhe kush s’e donte reformën, këta mendojmë se ne do të ulnim kokën. Ka pasur palo mbret, president, diktator, bufin e kënetës që burgosi Fatos Nanon, nuk ka pasur mundësinë që populli të shkojë para një gjykatësi dhe prokurori të pavarur.

Altin Dumani është një prokuror i ndershëm me integritet dhe profesionit, sot e njihni se drejton SPAK. Altini nuk erdhi dje nga materniteti as nuk e sollën nga hëna, vite e vite ka qenë prokuror me kurajë, profesionit, pse nuk i doli emri, pse nuk thërriti ndonjë drejtor policie, se ai ishte po ai njeri, por ai dhe të tjerët ishin nën hyqmnin, çizmen e pushtetit politik, shpatën që ka sot në dorë dhe pret majtas dhe djathtas e kishte bufi në zyrë, nga dritarja e zyrës shikonte se si njerëz të armatosur vrisnin protestues. Unë dhe ju ia dorëzuam drejtësisë.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit