Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan. Një motor është goditur nga një automjet tip furgon.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit. Ndërsa në vendngjarje kanë arritur policai po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.