Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me qytetarët në Sarandë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama së bashku me Erion Veliajn kanë vjedhur 130 milionë europ nga projekti për inceneratorin e Tiranës. Ai tha se këtë e dinte edhe Belinda Balluku po e justifikonte vjedhjen.
“Përpiqet që me batuta të mbulojë zhdukjen e 130 milion eurove të djegësit të Tiranës, sepse i ka marrë vetë, me Erion Velinë. Kanë burgosur dy drejtor që kanë firmosur letrat.
Po kush është ai, 130 milion euro, dalin të gjitha nga buxheti i shtetit me firmën e kryeministrit. Nuk dalin milionat në atë mënyrë.
Ministra e Ekonomisë ka pasur drejtorinë e mbikëqyrjes së projektit, ka pasur detyrimin që çdo muaj të raportoj çdo situatë, kurse aty paratë jepeshin, situata ishte 0. Lubi Balluku e dinte, por nuk bëzante se e dinte që dardhat po i hante Edi Rama, po i merrte Rama.”, tha Berisha.