-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Çyrykët thonë se kam gjysmën e qeverisë në burg, gjëja më fyese për inteligjencën time

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin në Elbasan u shpreh se opozita e akuzon se gjysma e qeverisë është në burg. Rama tha se kjo është gjuhë fyese për inteligjencën e tij dhe se kjo nuk është e vërtetë. Ai u shpreh se pavarësisht kësaj, është më kokëlartë se asnjëherë tjetër.

“Gjëja që është më fyesja për inteligjencën time dhe tonën është kur këta çyrykë dalin dhe thonë si mund të votohet Edi Rama, PS, kur gjysmën e qeverisë e ka në burg. E para kjo është tërësisht e pavërtetë. E dyta, disa individë në 12 vite në oborrin e shtëpisë tonë kanë patur probleme me drejtësinë, kjo është e vërtetë. Është kjo një arsye të ulim kokën? Nga ana njerëzore na shkakton keqardhje. Por nga ana e detyrimeve karshi popullit, kjo mua më bën ta kem kokën më lart se asnjëherë tjetër. Sepse ajo që kam thënë për timonin, për drejtësinë që godet majtas dhe djathtas, është pikërisht kjo që po ndodh me të gjitha problematikat që mund të ketë. Tradhtia e atij premtimi do të ishte sikur sot mos të kishte çuar në hapjen e rrugës për një drejtësi të pavarur, por në një drejtësi që godet vetëm kundërshtarët.”, tha kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit