-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Kavajë: Do t’i rikthejmë Shqipërisë rininë e saj

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Kavajë u shpreh me programin e tyre do ti rikthehet Shqipëria rinisë. Berisha tha do të hiqet masatarja, si dhe qeveria do të paguaj sigurimet shoqërore të sipërmarrësit për çdo të ri të punësuar një vit.

“Miqtë e mi, kanë mbetur edhe dy javë. Këto dy javë janë një kushtrim, janë një thirrje për çdo të ri dhe të re të Kavajës të bëjmë përpjekjet tona për të bindur çdo bashkëmoshatar, sepse qëllimi më i fuqishëm i këtij program është t’i rikthejmë Shqipërisë rininë e saj.

Garantoj se çdo ri e të re se mesatarja do të hiqet, dyert e universiteteve do të jenë të hapura. Shkollimi dhe punësimi i tyre, qeveria do të paguaj sigurimet shoqërore të sipërmarrësit për çdo të ri të punësuar një vit. Një çati për çdo çift të ri. Qeveria do japë një grant 30 mijë euro në mënyrë që të paguhet kredia.

Do të bëjmë gjithçka që të kthehet nga emigracioni vëllezërit dhe motrat tonë. 5 vjet asnjë taksë, kredi t ë buta për strehimin. Start-up e tyre do të mbështeten fuqishëm. Pra miq, është program për çdo shqiptar.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit