Mbrëmjen e sotme një sherr ka ndodhur në Farkë pranë një kompleksi, ku si pasojë është lënduar 19-vjeçari Kristi Fufi. 19-vjeçari është djali i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi.
Detaje të reja janë zbuluar nga kjo ngjarje. Në fillim kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre.
Sapo kanë mbërritur aty nuk e kanë gjetur të riun, kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar. Pasi e kanë gjetur e kanë dhunuar 19-vjeçarin, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe trup. Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë, por nuk ka qëlluar.