Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka prezantuar kandidatët për deputetë në qytetin e Kavajës. Berisha gjatë fjalës së tij ka thënë që kryeministri Edi Rama nuk ka të ardhme.
“Edi Rama të ardhme nuk ka. Dy javë na ndajnë nga dita e fitores. Kudo në sheshet e qyteteve, në brigjet, fshtatrat frynte era e fitores, era e triumfit.Jugu më i vendosur se kurrë për tu ndarë me të keqen që e ka emrin Edi Rama. Kavaja është përsëri qyteti i cili përmbysi i pari diktaturën”, tha Berisha.