-sidi education-spot_img
17.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Edi Rama 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Pogradec u shpreh se kryeminsitri Edi Rama do të marrë përgjigje nga qytetarët me 11 maj.

Berisha tha se qeveria e Ramës do të vazhdojë që të vjedhë, pasi sipas tij nuk ngopen nga zhvatje e parave të qytetarëve. Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin me fitore me 11 maj.

“Le të marrim drejtorët e bashkisë të ‘5D’.

Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë taksa të qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me qeveritarë ndërtonin hotele më të kushtueshme të Shqipërisë. Pra miq, nuk është e rëndësishme mosha, është e rëndësishme karakteri, nderi dhe dinjiteti i personit.

Nuk ka më të rrezikshëm se ata të rinj që janë të çmendur mbas parasë, mbas pasurimit të paligjshëm, mbas përvetësimit të pasurive tuaja. Nuk ngopen kurrë ndaj dhe zgjedhjet janë për tu ndarë me ta.

Por nga ana tjetër theksoj këtu se, politika nuk është si teknologjia. Teknologjia ndërron, ndaj dhe ndërrojnë dhe telefonat. Politika është e vjetër, është mijëra vjeçare, është arti i ndikimit mbi njerëzit dhe i përmirësimit të jetës së tyre.

Njeriu është njeri.

Ata që tentuan të krijojnë njeriun e ri, ata përfunduan në kalendat e historisë. Por në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar që kur ka dalë nga primitivizmi ka mbetur njeri i virtyteve, njeri i integritetit dhe i dinjitetit njerëzor.

Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton.

Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prap, unë e kuptoj që ai nuk ngopet, por shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë.

Ndryshim, ndryshim, është radha jonë. Fitore, fitore. Rroftë Pogradeci, rroftë Shqipëria.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit