Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një atkim me banorët në Gjorm dhe Zhejë të Kurbinit. Gjekmarkaj shprehet se Gjormi dhe Zheja nuk do të jenë më zona të harruara në hartën e shtetit.
Ai nënvizon se Partia Demokratike nuk kërkon thjesht një fitore por dinjitetin e çdo shqiptari. Gjekmarkaj thekson se me 11 maj do të fillojë ndërtimi i një Shqipërie që i përket qytetarëve të saj.
“Gjormi dhe Zheja nuk do të jenë më zona të harruara në hartën e shtetit. Aty ku Rilindja ka ngritur mure, ne do të hapim rrugë. Aty ku është mbjellë dëshpërim, ne do të mbjellim mundësi. Investimet do të shkojnë aty ku ka nevojë reale. Shërbimet do të jenë për qytetarët, jo për klientët e pushtetit.
PD nuk po kërkon thjesht një fitore në zgjedhje. Ne po ndërtojmë një lëvizje kombëtare për dinjitetin e çdo shqiptari. Çdo votë për Partinë Demokratike është votë për një Shqipëri që punon për njerëzit, jo për oligarkët. Për një bashki që i shërben qytetarëve, jo që i harron. Për një të ardhme ku edhe Gjormi, edhe Zheja, edhe çdo fshat i vendit, të kenë të drejtën të zhvillohen, të ecin përpara, të jetojnë me dinjitet.
Ndryshimi nuk është më një shpresë, është një realitet që triumfon pas dy javësh! Pas 11 Majit, fillon puna. Fillon kthimi i besimit. Fillon ndërtimi i një Shqipërie që i përket qytetarëve të saj”, shprehet Gjekmarkaj në facebook.