Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet elektorale në Fier për nder të Papa Françeskut. Rama paraditen e sotme ka mbledhur në takim kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë në një ambient privat në kryeqytet. Fokus i takimit ka qenë vota e emigrantëve dhe marrëdhënia e kandidatëve socialist me njëri-tjetrin.
Rama u ka kërkuar socialistëve që të organizohen em kontaktet e tyre në diasporë që të votojnë dhe të binden që të marrin zarfet. Gjithashtu u ka dhënë porosi kandidatëve socialist në listë të hapur që të mos shanjnë kolegët e ytre por të kërkojnë votën personale.