Drejtuesja politike për diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli ka marrë pjesë në konferencën kushtuar grave dhe vajzave.
Topalli me anë të një postimi shprehet se me 11 maj do të tregohet që vajzat jo vetë janë zemra e familjes, por edhe fuqia e ndryshimit. Ajo bën thirrje që të votohet numri 1 për një të ardhme të mirë dhe për një Shqipëri që i mban nënat dhe bijat e saj pranë.
“Sot, në konferencë kushtuar grave. Në çdo kohë, në çdo shoqëri, në çdo betejë, ajo ka qenë aty:
E heshtur në dhimbje, por e madhe në guxim. Më 11 maj, kemi në dorë të tregojmë që ne nuk jemi vetëm zemra e familjes, por edhe fuqia e ndryshimit.
Le të dalim me dinjitet. Të votojmë Nr. 1️
Për një të ardhme më të mirë, për një Shqipëri që i mban nënat dhe bijat e saj pranë, dhe nuk i detyron të largohen.”, shprehet Topalli.