-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Familje e fortë, ky është qëllimi ynë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me banorët në Kuçovë u shpreh se në programin e tyre qëllimi është familja.

Berisha tha se Ministria e Familjes do të jetë avokatja më e fuqishme e interesave të tyre, mbështetësja më e fuqishme për to.

“Nënat, motrat, gratë dhe vajzat shqiptare duhet ta kenë të qartë se Ministria e Familjes do të jetë avokatja më e fuqishme e interesave të tyre, mbështetësja më e fuqishme për to.

Familje e fortë, ky është qëllimi ynë, por pa gra, nëna e motra të forta nuk ka familje të fortë.

Miqtë e mi! Pra, kjo është fushatë.

Për biznesmenët i përgjysmohet barra fiskale. Hapësirë më e madhe, punëson më shumë, kursen më shumë.

Ne besojmë se në këtë mënyrë e ngremë Kuçovën dhe Shqipërinë në madhështinë e saj.

Kuçova është vend i rezervave të mëdha të naftës, por është vend dhe i pasojave serioze. Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e këtij mjedisi dhe pastrimin e tij. Për një mjedis të shëndetshëm për banorët e këtij rrethi dhe këtij qyteti.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit