-sidi education-spot_img
11.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio për luftën në Ukrainë: Afër paqes, por jo mjaftueshëm

Kryesoret

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është “afër, por jo mjaftueshëm afër”, duke theksuar se SHBA-të mund të tërhiqen nga bisedimet e paqes nëse nuk ka përparim brenda ditëve të ardhshme.

Rubio tha se përpjekjet e Presidentit Trump për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë po hynin në një “javë kritike” dhe shprehu shqetësimin për përparimin e ngadaltë.

‘Tani është koha për të vendosur”-tha ai.

Trump pati një takim të jashtëzakonshëm me presidentin Zelensky, ku u shpreh optimist për një marrëveshje paqeje.

Ndërsa kritikoi Putinin për sulmet ndaj qyteteve ukrainase dhe Zelenskyn për kërkesat e tij lidhur me Krimenë.

Takimi ndodhi në prag të funeralit të Papës dhe sipas Zelenskyt pati “potencial historik”, duke theksuar se do të jetë një hap i rëndësishëm në kërkimin për paqe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit