Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale ka reaguar në lidhje me një shkrim të drejtorit të zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, ku ai konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama.
Në atë shkrim, Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë ku të takonte kryeministrin Rama. Grenell ka reaguar në rrjetine tij social dhe i ka përgenjeshtuar këto lajme.
“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.
Gjithashtu edhe djali i presidentit Trump ka reaguar duke e ripostuar në Twiter reagimin e Grenell.
Dear @AlfredLela,
I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025









