Thellohet tragjedia. 11 persona janë konfirmuar të vrarë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë në një festival në Vankuver në Kanadanë perëndimore.
Policia po heton shkaqet e mundshme, por nuk beson se bëhet fjalë për një akt terrorist.
Nga dëshmitarët bëhet e ditur se shoferi me një fuoristradë të zezë u fut në turmë, duke goditur njerëzit të cilët ishin të pranishëm në festivalin filipinas.
Shoferi rreth të 30-tave, banor vendas është arrestuar. Sipas mediave vendase të pranishëm në festival besohet se kanë qenë mijëra njerëz.