Ditën e djeshme një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një varkë u përplas me një traget pranë Urës Memorial Causeway në Clerawater.
Departamenti i policisë së Clearwater njoftoi në X se përplasja u shpall “incident me viktima masive” nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, për shkak të numrit të lartë të të lënduarve.
Të plagosurit ishin brenda tragetit, i cili ndaloi në një zonë me rërë në jug të urës Memorial Causeway dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan.
Ende nuk dihet se sa persona janë lënduar por spitalet lokale janë vënë në alarm dhe dy nga të plagosurit më rëndë janë transportuar me helikopter.