Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në rrjetine tij social në lidhje me 16 emigrantët e zhdukur në Kampin e Gjadrit. Vasili shprehet se kjo është paralajmëruar edhe më herët nga opozita dhe kështu ndodhi. Ai thotë se sipas tij Edi Ramës i ka shërbyer kjo si propagandë.
“Emigrantët e ardhur nga Italia zhduken nga Gjadri dhe broçkullat e Edi Ramës!
U paralajmërua që në krye të herës nga opozita që kampi i Gjadrit i ngritur sipas Marrëveshjes me Italinë do shërbente për emigracionin e paligjshëm dhe grupet e trafikantëve drejtojnë largimin ilegal për në Europë.
Dhe kështu ndodhi, 16 emigrantë janë zhdukur nga 40 emigrantë, që erdhën. Të gjithë kujtojnë broçkullat e Ramës, që gjoja po i dilte në krah Italisë për përballimin e emigrantëve.
Edi Rama bën pazare me teritorin e Shqipërise duke e kthyer në një bazë të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Marrëveshja me Italinë, e trumbetuar me aq bujë, degradoi për faqe të zezë, thjesht dhe vetëm shërbeu për ca ditë propagandë për Ramën.
Çdo ditë e Ramës në qeveri vetëm pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga më të rëndat do të kenë shqiptarët.”, shkruan Vasili.