-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Kandidatët e Ballukut hyjnë e dalin në SPAK, jo votë burgaxhinjve të ardhshëm të PS

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi në rrjetin e tij social ka akuzuar zv.kryeministren Belinda Balluku.Bardhi thotë se fermerët kërkojnë mbështetje, por kandidatët e Belindës hyjnë e dalin në SPAK.

Sipas tij ata i kanë ditët e numëruara dhe ka kërkuar që të mos votojnë për burgaxhinjtë e Partisë Socialiste. Ai thotë se me Partinë Demokratike jetë në fshatin e Fierit dhe në të gjithë vendin do të ndryshojë për mirë brenda 100 ditëve të para.

“Jo votë burgaxhinjve të ardhshëm të PS!

❌I vetmi plan që qeveria e Edi Ramës ka patur për fshatin Plyk dhe Mbyet ishte shndërrimi në fushë mbetjesh për incineratorin. Protestat e banorëve e zhbënë këtë plan, edhe pse nuk ndalën dot projektin korruptiv të incineratorëve, që s’është vënë në punë asnjë ditë. Belinda Balluku do të duhet të mbajë përgjegjësi edhe për këtë, por kjo është një histori tjetër.

❌Sot, fshati Plyk dhe Mbyet janë në emergjencë mbijetese. Me kandidatin Gentian Koçi takuam njerëz të lënë në harresë, të pashpresë dhe të zhgënjyer. Njerëzit duan punë, por qeveria është e zënë me vjedhjen e radhës. Fermerët kërkojnë mbështetje, por kandidatët e Belindës hyjnë e dalin në SPAK, që ka zbuluar abuzime me qindra milionë euro në Ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku.

🚨Këta i kanë ditët e numëruara, prandaj mos e çoni dëm votën për burgaxhinjtë e ardhshëm të PS! Me PD jeta në çdo fshat të Fierit dhe në të gjithë vendin do të ndryshojë për mirë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sonë me rritjen e pensioneve, me vendosjen e subvencioneve, me vendet e reja të punës, me investimet e menjëhershme. Së bashku mund t’ia dalim! ✅ Voto nr. 1️⃣🇦”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit