Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Fier, Gazment Bardhi në rrjetin e tij social ka ironizuar zv.kryeministren Belinda Ballukun. Bardhi ka publikuar një video ku duket Edi Rama i cili largohet nga Belinda Balluku.
Ai thotë që edhe shefi nuk e don afër Ballukun dhe sipas tij ajo e ka vendin në burgun e Pojskojës në Fier.
“Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!”, shkruan Bardhi.